Home KRYESORE “Te dua si adoleshente”, Kryemadhi shfaq publikisht ndjenjat për Metën

“Te dua si adoleshente”, Kryemadhi shfaq publikisht ndjenjat për Metën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka dedikuar një mesazh të veçantë, Presidentit Ilir Meta, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen.

Teksa ka publikuar një foto duke puthur në ballë bashkëshortin e saj, Kryemadhi shkruan se dashuria e tyre ka qenë si ditën e parë që janë njohur, pavarësisht se kanë kaluar 27 vite së bashku.

Më tej, Kryemadhi e falenderon Presidentin për dhuratat më të bukura që janë 3 fëmijët e tyre Bora, Besi dhe Era.

“Për vitet që kemi një urim Facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora, Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë. Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht”, shkruan Kryemadhi./Opinion.al

Share: