Home KRYESORE KLP emëron në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imerajn

KLP emëron në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imerajn

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para vettingut.

Imeraj doli para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit para dy ditësh, ku KPK ka kryer hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

Njoftimi i plotë i KLP:

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar. Regullorja e miratuar nga KLP për procedurën e ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, ( e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin. E.L/abcnews.al/

Share: