Imuniteti i tufës nga koronavirusi pritet të arrihet nga mesi i korrikut. Ky është parashikimi i Thierry Breton, komisionerit të BE për tregun e brendshëm dhe shefit të task forcës për vaksinat.
Duke folur për radion franceze RTL, Breton gjithashtu tha që vera e ardhshme duhet “të jetë e ngjashme me vitin e kaluar” falë fushatave të vaksinimit që po zhvillohen në Bashkimin Evropian.
Breton tregoi ‘pasaportën shëndetësore’ të parë evropiane duke shtuar se ajo do të jetë në dispozicion në të gjithë Bashkimin Evropian “brenda dy deri në tre muajsh”.
Duke folur për një transmetim në radion franceze RTL, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm tregoi një model të dokumentit i cili do të jetë i disponueshëm si në varianin e printuar edhe në variantin digjital. Në dokument përfshihet një kod QR dhe lloji i vaksinës së kryer. Për ata që nuk kanë ose ende nuk kanë dashur të kryejnë vaksinën e koronavirusit do të ketë rezultatin e tamponit të fundit të kryer./Opinion.al