Home KRYESORE Situata në Rinas/ Lirohet Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil

Situata në Rinas/ Lirohet Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil

Pas gjashtë orësh në komisarit, është lënë i lirë Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil. Shoqërimi i tij u bë në kuadër të krizës së ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët pezulluan punë e tyre, gjë e cila bllokoi fluturimet.

Sipas informacionve, numri i celularit të Sulaj doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që u shoqëruan.

Ai ka thënë në polici se nuk është për ndërprerje të punës por për dialog mes palëve.

Petrit Sulaj ka ushtruar postin e drejtorit të Albcontrol. Lidhur me ngërçin krijuar në aeroport, kreu i qeverisë Edi Rama ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin Ilir Meta.

Share: