Emigrantët shqiptarë që ka aplikuar për kartën ID apo pasaportë biometrike dhe nuk ka mundur ta tërhequr atë në kohën e duhur nuk do t’i digjet, por do të mund ta tërheqë deri më 1 shtator 2021.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë arritur t’i marrin dokumentet në kohë.
Sipas ligjit letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike.
“Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit.
Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve që nuk kanë tërhequr ID kartat, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.
Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike”, shkruan Ministria e Brendshme në Twitter.
Top Channel