Home KRYESORE Anglezët festojnë ditën e parë të lirisë, mbushen ‘pub-et’

Anglezët festojnë ditën e parë të lirisë, mbushen ‘pub-et’

Lehtësimi i masave, ka gjetur sërish pab-et dhe klubet e natës në Britani të mbushura nga qindra të rinj.

Ata e kanë festuar lirinë duke pirë një birrë jashtë me shoqërinë, për herë të parë pas 4 muajve. Baret qëndruan të mbyllur që nga data 6 janar, kur në Britaninë e Madhe nisi karantina e tretë.

Por, edhe pse kishin leje për të dalë, policia ishte e pranishme në çdo “pub”, që mund të mos respektonte rregullat dhe i kujtonte të rinjve të ruanin distancimin social.

(BalkanWeb)

Share: