Home KRYESORE Gjuha si instrument i dhunës

Gjuha si instrument i dhunës

Kryeministri Isa M., në komunikim me gazetarin e mirënjohur Vehbi Kajtazi, vuri në veprim të plotë këtë instrument përdallues dhe tipik për epokën që e polli atë si politikan – titizmin.

Nga Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 20 mars – Gjuha është instrument i ushtrimit të dhunës. Viktor Klemperer tek analizon gjuhën e aparatit shtetëror në epokën e nazizmit, në librin e tij të njohur LTI (Lingua, Terti, Imperii – Gjuha e rajhut të Tretë), kishte ardhur në përfundim se, “gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi apor poetizimi, ajo drejton edhe ndjesitë e mia, i jep kahje gjithë qenies time duke marrë me vete edhe shpirtin, sa më shumë që i dorëzohem asaj. Dhe nëse diskursi gjuhësor përmbushet me element helmues ose nëse shndërrohet në transmetues me lement toksik? Atëherë, fjalët shndërrohen në doza Arseni: përbihen pa u hetuar, duket sikur nuk kanë farë efekti veprues, por pas një kohe fare të shkurëtr, efekti i helmit është tejet prezent”.

Kryeministri xhuxh, Isa M., që për kohë të gjatë ishte nën hijen e HashimTh., në komunikim me gazetarin e mirënjohur Vehbi Kajtazi, vuri në veprim të plotë pikërsiht këtë instrument përdallues dhe tipik për epokën që e polli atë si politikan – titizmin.

“Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain tem a?”, ka thënë Mustafa.

“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, është shprehur tërë mllef Mustafa, duke e mbyllur telefonin.

Kjo është gjuha e një diktatori që mendon se është në kulmin e fuqisë së tij!

Nga ky kryeminsitër autoritar e me potencë diktatori qeveris, de fakto sundon Republin tonë. Por, që absurdi të jeë më i madhë, në themelet e kësaj Republike, që dikur, në vitet e tetëdhjeta, e luftonte Isa M., janë heronjtë që krahas Lirisë projektonin edhe rendin kushtetues-juridik që garantonte Republikën e popullit e për popullin.

* * *

Regjimi i Isa M. është kopje e dobët e regjimeve autoritare të Evropës Juglindore. Shih për këtë ai defilon si personazh që turpron historinë tonë moderne. Ky diktator-xhuxh që matet me hijen e mëngjesit, ka kohë që po imiton të fortit, duke arrestuar opozitën dhe kërcnuar secilin që gjykon se mund t’ ia prish rehatinë, pa përjashtuar as gazetarët hulumtues.

Papa Françesku kohë më parë bëri thirrje botës së krishterë që të angazhohet në favor të të varfërve dhe të sëmurve. Ai e bënte këtë meë kishte vënë re se mbi politikën kaherë ishte mbivendosur tregu dhe ekonomia dhe mbi solidaritetin – makutëria, ndërkaq barazpesha morale mbi të cilën ishte ngritur shoqëria moderne po lëkundej seriozisht.

Në diskursin e filozofisë politike sërish rkthehet qenia, njeriu dhe raportet e tij me Shtetin. Themeli i politikës është drejtësia. Në këtë kuadër, është parkusht për politikën dhe bartësit e saj që të kenë minimumin e ndjeshmërisë ndaj palës tjetër, sidomos kur ajo është më e dobët. Prandaj në piramidën e pushtetit, në demokracitë e mirëfillta, do të duhej të vinin personalitete që i shrbejnë popullit, e asesi të tillë që tallen me fatin e tij.

Politika moderne është formësuar dhe ngritur mbi bazën e antagonizmave, e jo në armiqësi.

* * *

Kërcnimi i kryeministrit vije në një kohë pa kohë, kur kriza politike po thellohet, ndërkaq urëtsia dhe racionaliteti politik ka marrë arratinë. Kjo gjuhë e ngarkuar tej mase me helm dhe kërcnim e kryemministrit, nga politika, shoqëria jonë, nuk duhet nënvleftësuar.

Më 26 mars, shih për këtë, të gjithë tok, duhet t’ i tregojmë kryeminsitrit dhe atyre që tashmë janë shndërruar në pengmarrës të Republikës se, Republikën do ta bëjmë me popullin dhe për popullin.

Duke u rikthyer tek politika, ne do ta detyrojmë Isa M dhe C që të marrin arratinë nga politika, duke iu rikthyer origjinës së tij, jetës bukolike në Prapashticë, ndërkaq do t’ ia kthejmë Republikën bashkë me shpresën për një jetë të dinjitetshme popullit, brezave që vijnë.

Share: