Home Gjeo-Ekonomia Çfarë përfitojnë Shqipëria e Kosova nga rregullorja e re e Covid-19 për...

Çfarë përfitojnë Shqipëria e Kosova nga rregullorja e re e Covid-19 për hyrjet në Gjermani ?

Qeveria gjermane ka miratuar sot (12.05.) një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19. Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë.

Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për këtë ata mund të bëjnë një test antigjen, nga bërja e të cilit nuk duhet të kenë kaluar 48 orë kur hyjnë në Gjermani; ose edhe një test PCR, që të mos jetë bërë më herët se 72 orë nga hyrja në Gjermani.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova përfitojnë nga lehtësimet e rregullores së re për udhëtimet hyrëse të miratuar sot nga qeveria gjermane, por në mënyra të ndryshme.

Lehtësimi më i madh për karantinën me rregulloren e re të hyrjes në Gjermani vjen për shtetet e klasifikuara si zona rreziku.

Autoriteti kryesor i shëndetësisë në Gjermani, Instituti Robert Koch e klasifikon aktualisht Shqipërinë në shtetet zona të rrezikut. Ky klasifikim ka hyrë në fuqi në datën 25 prill. Më parë Shqipëria klasifikohej në shtetet zona të rrezikut të lartë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë zona të rrezikut të lartë.

Deutschland Karlsruhe Erste Maschinen mit Erntehelfern aus Rumänien gelandet

Për Shqipërinë, si zonë rreziku, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani), eliminohet apo përfundon para kohe kur paraqet dëshminë e testit negativ, ose se je shëruar nga Covid-19 ose ke një librezë vaksinimi se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian. Këto të dhëna duhet të përcillen gjatë regjistrimit të hyrjes në Gjermani.

Dallime midis zonave të rrezikut dhe zonave të rrezikut të lartë

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si zona të rrezikut të lartë, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani) mund të përfundojë më e herta pesë ditë pas hyrjes në Gjermani, me anë të një testimi.

Kur hyn në Gjermani nga zona të rrezikut të lartë, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut rregullorja e re parashikon se duhet të paraqesësh në hyrje edhe dëshminë e testit negativ ose se ke kaluar e je shëruar nga Covid-19, ose ke një librezë vaksinimi se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian.

Deutschland Rheinmünster Erste Maschinen mit Erntehelfern aus Rumänien gelandet

Vaksinat e licensuara në BE janë BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Sidoqoftë e rëndësishme për shtetasit si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut është që këto shtete nuk klasifikohen nga Gjermania si zona të varianteve të virusit. Sepse për zonat e varianteve të virusit, karantina në hyrjen në Gjermani nuk mund të eliminohet apo të përfundojë para kohe me anë të një testimi as me rregulloren e re.

Edhe për familjet do të jetë më e lehtë të udhëtojnë. Në bazë të rregullores së re, të vaksinuar duhet të jenë prindërit, fëmijët nuk duhet të jenë të vaksinuar. Qeveria federale gjermane miratoi më tej sot (12.05.) edhe një fond tjetër prej 300 milionë eurosh, për zhvillimin e medikamenteve kundër Covid-19./DW/

Share: