Home Approccio Italo Albanese Shqiptarja Arjola & Italiania Trimi krenaria e dy kombeve!

Shqiptarja Arjola & Italiania Trimi krenaria e dy kombeve!

Nga Dritan Haxhiraj

30 gushti 2021, i para pak orëve do të fokusonte në ekranet e TV italiane emrin e Arjola Trimit.

Sapo fitoi medaljen e Arte në 100 metra stili i lire, para dy ditësh kishte fituarë medaljen e artë në 50 metra stili i lirë.

Historia e Arjolës është historia jonë, e të gjithë atyre shqiptarëve që kanë rezultate ekselente në 30 vite.E lindur në Tiranë më 15 mars 1987, Arjola u transferua në Milano me familjen e saj kur ishte vetëm 2 vjeç. E apasionuar pas basketbollit, ajo iu përkushtua ekskluzivisht notit pasi zbuloi se vuante nga një sëmundje degjenerative. Problemet për të filluan kur ajo ishte 12 vjeç, pas një rënieje ndërsa luante basketboll. “Unë jam diagnostikuar me një sëmundje të përkeqësuar që nuk i lë shumë vend fatit – tha ajo – tetraplalestike degjenerative spastike e një natyre ndoshta të trashëgueshme”.

Sëmundja e bëri atë të fortë, duke e çuar Arjolën të nisë një rrugë të re jete.Ajo u detyrua të braktiste basketbollin, por së shpejti, gjatë seancave të hidroterapisë, Arjola zbuloi një pasion të ri, atë për ujin. Noti për të do të hapte dyer të reja fati i kishte vendosurë dorën mbi kokë këte herë.
Arjola nuk kishte gabuar, kishte gjetur fal këmbënguljes prej shqiptareje dhe maestrisë italiane rrugën e duhur drejtë fitoreve.
Shqiptare në vena, italiane në metodikë, do të bënte që këtë fund gushti 500 mijë shqiptarët në Itali të uleshin e të admironinë në ekranet TV në Tokyo gjakun e tyre.

Arjola Trimi bëri debutimin e saj në botën e sportit Paralimpik në 2012. Ajo arriti shumë rezultate që në garat e para. Vitin tjetër, ngritja në një nivel ndërkombëtar. Atletetja italo-shqiptare pushtoi podiumin me 2 medalje argjendi dhe 2 bronzi në Kampionatin Botëror të Montrealit. Në vitin 2014, gjatë Kampionatit Evropian në Eindhoven, ajo fitoi tre medalje ari dhe një argjendi.

Në vitin 2015 fitore të tjera në kampionatet botërore në Glasgow, një medalje argjendi dhe një medalje bronzi.

Sukses i madh për të edhe në Kampionatin Evropian në Funchal në Portugali, ku mori një ar, 2 argjend dhe një bronz. Në nivel evropian Ariola Trimi ka fituar titullin e kampionit trembëdhjetë herë. Në vitin 2016 ajo mori pjesë në Lojërat Paralimpike në Rio de Janeiro dhe fitoi medaljen e argjendtë.
Dy vite më parë ajo mori një nga nderimet më të larta të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, “Kollari i Arte për Merita Sportive”.

Para çdo gare këndo, “Don’t stop me now” të Queen, këndo dhe gëzo dy popujë që më shumë se çdo momentë tjetër këtë herë kanë nevojë.

Faleminderit Arjola, Grazie Trimi.

Share: