Home KRYESORE “Kohë për të vdekur e kohë për të jetuar” (Remarque)!

“Kohë për të vdekur e kohë për të jetuar” (Remarque)!

Të fortë për…!? Nga Enkelejda Gjoza
 
Në ditët e sotme filozofia e mendimit pozitiv është një konotacion që ka pësuar përhapje të madhe në psikologjinë e njerëzve.

Mendimi se kurrë nuk duhet të dorrëzohemi, se nëse bie duhet të çohesh përsëri dhe që nuk duhet të ankohemi asnjëherë, që gjithmonë duhet të jemi të fortë dhe të jemi si luftëtarë, po krijon një shoqëri që nuk kupton dhe ndihmon atë që është në vështirësi, apo duke përjetuar një dhimbje!

Gjithmonë e më tepër ky individ po evitohet, përçmohet dhe etiketohet se ai është i “DOBËT”… Po krijohet një shoqëri që nuk do dhe rrefuzon të shikojë dhimbjen, por parapëlqen të shohë një buzëqeshje të sforcuar…
 
Nëse nuk je i aftë të kalosh vështirësitë e tua, vetëm shikohesh “shtrembër”! Nëse një person është i trishtuar i thuhet të mos të qajë, të “mos e vrasë mendjen” dhe, të ecë përpara, se nuk ka vend dhe kohë për të humbur, duke qenë i trishtuar!
 
E gjithë kjo filozofi, po prodhon individë sipërfaqësorë në shoqëri, të cilët me vetëdije nuk i kushtojnë vëmendje ndjenjave të tyre dhe të të tjerëve. Neuronet pasqyrë që shërbejnë aq shumë për të krijuar ndjenjat e altruizmit, empatisë, keqardhjes jane ne zhdukje duke mos u stimuluar me.

E gjithë kjo nuk duhet të kuptohet si një promovim i ankimit të pafund apo, të shfrytëzohet vuajtja si justifikim për të mos vazhduar me një jetë cilësore, por ka një kohë për të gjitha llojet e përjetimeve, që sot shoqëria me forcë po i mohon!
 
Nevojitet një kohë e caktuar, në varrësi të individit, për të “proçesuar trishtimi “ në këtë rast, individi kurrësesi nuk duhet të ndihet i frustruar se është i trishtuar, duhet te ketë deshiren për të folur per ndjenjat e tij. Nese pretendohet e kundërta, gjithmonë do të ngelet peng i saj nga ana psikologjike.
 
Kurrësesi nuk mund të quhesh i dobët nëse po përjeton një kohë të vështirë; nëse biznesi yt falimentoi apo, kur një marrëdhënie e caktuar mbaron. Është normale që dikush të vuajë kur një marrëdhënie mbaron, po ashtu është normale të ndjesh dhimbje dhe trishtim nese humb dikë të afërt.

Pra, nëse nuk i ndjen dhe përjeton këto ndjenja, por hyn në fikozofinë e mendimit “pozitiv”, duke i imponuar vetes që “unë nuk e vras mendjen” nëse humb një të afërt, mik, partner, punë etj, dhe kaloj në fazë tjetër të jetës paperjetuar ate që quhet “Proçesi i humbjes”, dhimbja nuk do të largohet kurrë plotësisht. Ajo do të jetë gjithmonë prezente dhe do të rikthehet më e fortë ose, në forma të tjera si ankth, pagjumësi, iritim, somatizime etj.

Nëse nuk je i aftë t’i thuash dikujt që sjellja e tij nuk të pëlqen, nuk do të jesh as i aftë që t’i thuash të dua, të mungon të shprehësh ndjenjat pozitive.
 
Ky stil jetese, me mendimin se vuajtja të bën të fortë sikur të jemi duke u përgatitur për ndonjë luftë planetare po prodhon individë bosh pa përjetim emocionesh, ndjenjash dhe pa komunikim.

Nese duam te jemi te shendetshem psikologjikisht dhe të bëjmë një jetesë cilësore duhet të lejojmë përjetimin e ndjenjave deri në fund, vuajtjen apo dashurinë vetem kjo na bën të lirë!!!
 

“Kohe për të vdekur e kohë për të jetuar” ( Remarque)

Share: