Home KRYESORE “Një monument të madh i ngrita vetes” (Nuk është Pushkini)

“Një monument të madh i ngrita vetes” (Nuk është Pushkini)

Nga Shaban Murati

“Nga kjo tribunë e lartë ju jap lajmin e gëzuar se Shqipëria ka ndërtuar bazën materialo-teknike të komunizmit, të cilës tani në përshtatje me rrethanat e reja ndërkombëtare i kemi vënë emrin “Ballkan i hapur”.

Le të gëzonet i gjithë populli shqiptar, sepse me “Ballkanin e hapur” e sotmja është e shkëlqyer dhe akoma më e ndritur do të jetë e ardhmja! Le të gëzonen sidomos fermerët e Konispolit, që do të eksportojnë prodhimet pa doganë, sepse edhe Greqinë do ta fusim sëshpejti në “Ballkanin e hapur!”.


-Nga fjalimi programatik i Udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit në seancën e parë plenare qeveritare të Kuvendit Popullor.

Duartrokitje të stuhishme dhe thirrjet “Rroftë Federata Ballkanike!”, “Rroftë miqësia e pavdekëshme shqiptaro-serbe!”. Në fund këndohet himni panballkanik “Internacionale do të jetë Ballkani i ri”.
Monumenti u ngrit! Oi!

Share: