Home KRYESORE Milada… Nga Inida Brahimi

Milada… Nga Inida Brahimi

Milada
Kurthet janë aty ;
E amësht
Udhëza e bleruar me bli
Milada ,
Ëndrra e një idili të shkuar
Në Bohemi

Mallit i mjafton vetvetja
Filtri që qëmton çdo hipokrizi
Degëzohen ndjenjat
Solemnisht

Milada
Mbaj këmbët para saj
Si një Odise
Orë të pafundme që ndërkallja
Nuk i njeh !

Milada ,
Duar të varura ,as në tokë e as në qiell
Paradoksi matematik i nostalgjisë
Koha s’ka përmasa
Por në pjesëza e ndanë qënësinë!

Share: