Edi Rama deri pak kohë më parë qarkullonte me një Mercedes S Class, i cili ishte prodhim i vitit 2012-2013, por si duket kësaj veture i kishte dalë mode, duke qenë se Rama e përdorte atë që pak përpara se “Rilindja” të ndodhte, e tani që kjo e fundit është në proces e sipër, duket se ka përfshirë edhe vetë veturën luksoze të kryeministrit.
Në fakt, kryeministri Rama është shfaqur sot me një Mercedes të ri S-Class prodhim i vitit 2016. Vlera e kësaj veture, për cilindratat që është edhe ajo që mendohet se përdor Rama S500 nis nga 115 mijë euro modeli më i thjeshtë.
Mirëpo thashethemet thonë se Rama e ka të blinduar Mercedecin, çka minimalisht do të kishte një vlerë dyfish./Syri.net