Kryetarja e FRESSh Joleza Koka e cila nuk kursehet më për asgjë, ka kritikuar ashpër gazetaren Anila Basha.
“Të marrësh kritikë nga Anila Basha për politikën ndërkombëtare është gati si komplimet.
Ky lloj abuzimi duhet të marri fund. Koha që nëpërmjet shantazhit mediatik të marrësh ndonjë vend pune nuk pi ujë me këtë qeveri.
Është e jashtëligjshme ti vesh mikrofonin përpara njerëzve dhe ta transformosh lajmin si të duash. Kjo gazetari restorantesh duhet të marri fund edhe për hir të gazetarëve të tjerë që rrinë nga 20 orë në punë dhe i janë besnik të vërtetës.” – shkruan Joleza. Nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi te Jolezes kundër gazetares Anila Basha.