Home Approccio Italo Albanese Nën petkun e Tom Kukës, Enkel Demi vlerësohet me çmim midis 13...

Nën petkun e Tom Kukës, Enkel Demi vlerësohet me çmim midis 13 laureatëve në Bruksel

Mariya Gabriel, komisionerja europiane për inovacionin, kërkimin, kulturën, arsim dhe rininë, ka mirëpritur sonte në Bruksel 13 laureatët e edicionit 2021 për çmimin europian të letërsisë, në prani të Sabine Verheyen, kryetare e komisionit për kulturën dhe arsimin e Parlamentit Evropian dhe Vasko Simoniti, ministër i kulturës së Sllovenisë, përfaqësues i presidencës sllovene të BE-së.

Në edicioni 2021 janë shpërblyer me çmim trembëdhjetë laureatë nga vendet pjesëmarrëse në këtë cikël, ku mes tyre ishte edhe gazetari Enkel Demi, i njohur me emrin e artit Tom Kuka me librin e tij “Flama”.

https://youtube.com/watch?v=i6scAql-LbQ%3Ffeature%3Doembed

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL) njeh shkrimtarët e rinj të letërsisë ne Bashkimin Europian dhe më gjerë, lidhur me angazhimin e 41 vendeve pjesëmarrëse në programin e Europës Krijuese të Bashkimit Europian. Gjithashtu vlerëson veprën e 41 talente të reja të shquara letrare përgjatë një cikli prej tre vitesh.

Çmimi synon të mbështesë krijimtarinë dhe pasurinë e pamasë dhe të larmishme të letërsisë bashkëkohore europiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Europës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare jokombëtare.

Çmimi nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore evropiane si dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe gjuhësore të Europës./abcnews.al

Share: