Home Gjeo-Ekonomia Profesori grek në Johns Hopkins: Pandemia do të përfundojë në 6-8 muaj

Profesori grek në Johns Hopkins: Pandemia do të përfundojë në 6-8 muaj

Profesori grek i Pneumologjisë në Universitetin Johns Hopkins, Panagiotis Galiatsatos, tha gjatë një interviste për SKAI se pandemia në 6-8 muaj do të marrë fund.

“Ne kemi vaksinën, trajtimet, ilaçet Merck dhe Pfizer, kështu që unë mendoj se pandemia do të largohet brenda 6-8 muajsh,” tha ai, por vlerësoi se koronavirusi do të mbetet në disa pjesë të botës.

Galiatsatos theksoi se vaksinimi është i një rëndësie të madhe dhe në kombinim me masat e tjera mbrojtëse, do të jetë çelësi për t’i dhënë fund pandemisë: “Duhet të vaksinohemi që trupi ynë të jetë më “i përgatitur” kundër virusit. Në këtë mënyrë ne do jemi gati për rrezikun dhe së bashku me maskat, pandemia do të largohet”.

“Unë shoh pacientë që duan të jetojnë, njeriu do të fitojë sepse ne e kemi përgjigjen e mikrobeve”, është mesazhi optimist i profesorit.

Sa i përket intensifikimit të vaksinimeve, ai theksoi se mjekët duhet t’ju japin besim qytetarëve për të shkuar në qendrat e vaksinimit./Opinion.al

Share: