Një studim i fundit është kryer në Afrikën e Jugut.
Mësohet se në studim janë përfshirë persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar që ishin të infektuar me virusin në valën Omicron, por jo me Delta.
Një ekip studiuesish nga Afrika e Jugut që merren me koronavirusin, hetuan nëse pacientët e prekur me Omicron mund të krijojnë imunitet ndaj variantit Delta.
Studiuesit kanë izoluar plazmën e gjakut të 15 personave, ku 11 prej tyre u shtruan në spital për shkak të simptomave të Covid-19, por asnjëri nuk kishte nevojë për furnizim me oksigjen.
Pjesëmarrësve në studim iu morën kampione menjëherë pas fillimit të simptomave dhe afërsisht 2 javë më vonë. Dy nga 15 nuk zhvilluan antitrupa neutralizues dhe u përjashtuan nga analiza.
Nga 13 pjesëmarrësit e tjerë, 7 ishin të vaksinuar (3 me dy doza Pfizer dhe 4 me Johnson dhe Johnson).
Matjet treguan një rritje të antitrupave (14 herë) ndaj variantit.
Pjesa më e madhe e pacientëve, kryesisht ata që ishin të vaksinuar zhvilluan potencial edhe kundër variantit Delta./Opinion.al