Home KRYESORE Kokalari: E kam të nevojshme të jem në SHBA, Trump duhet të...

Kokalari: E kam të nevojshme të jem në SHBA, Trump duhet të kthehet President

Pasi njoftoi ditën e djeshme se do të distancohet nga politika në Shqipëri, aktivistja e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evi Kokalari ka bërë një tjetër deklaratë sot.

Në një reagim në rrjetin social, “Facebook”, Kokalari duket se ka ndryshuar mendim pasi shprehet se megjithëse e ka shumë te nevojshme ti kthehet jetës në Amerikë, është sërish në dispozicion total të “Foltores”.

Ajo thekson se do të jetë në krah të ish-kryeministrit Berisha, sepse beson se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi.

Në përfundim të reagimit Kokalri shkruan: “Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij fillojnë me fushatat e vitit 2022”.

“Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;

Është e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Është gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmonë – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardët e Lulit.

Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.

Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshëm me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.

Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në Neë York, Ohio dhe Florida.

Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij fillojnë me fushatat e vitit 2022”, shkruan Kokalari./Opinion.al

Share: