Home KRYESORE Shqipëri e Kosove, pese ministri per pune te jashtme!

Shqipëri e Kosove, pese ministri per pune te jashtme!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Shqiperia dhe Kosova kane popullsi e territor me pak se Kroacia. Kroacia eshte nder vendet e suksesshme ne punet e jashtme, ka organizim te shkelqyer te diaspores jashte dhe perfshirje te saj ne jeten e vendit si dhe eshte integruar ne NATO dhe BE. Gjithe kete pune nderkombetare e ka udhehequr Ministria e Puneve te Jashtme dhe Evropiane. Nje dikaster i vetem.

Nderkohe ne Shqiperi dhe Kosove kemi pese ministri qe merren me pune te jashtme. Dy ministri qe merren me pune te jashtme jane ne Shqiperi-Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ministria e Integrimit. Tre ministri qe merren me pune te jashtme jane ne Kosove-Ministria e Puneve te Jashtme, Ministria e Integrimit dhe Ministria e Diaspores.

A eshte e dobishme, e arsyeshme dhe e drejte qe Shqiperia dhe Kosova te kene pese ministri per nje pune qe ne Kroaci ekziston dhe funksionon me shume sukses nje ministri e vetme!?

Shqiperia e Kosova jane dy vende tejet te vogla, me fare pak popullsi, me GDP dhe buxhete minimale dhe me kaq shume varferi, papunesi e probleme te sociale. Nderkohe te dy vendet po rritin deficitet buxhetore dhe borxhet.

Nje analize empirike e bere
nga ana jone na shpie ne perfundimin se pese ministrite e lartpermendura kane mungesa koordinimi ndermjet tyre, kane dublime punesh, kane perplasje dhe shpenzime te paarsyetuara.

Eshte momenti qe te shkohet drejt qeverive te vogla ne te dy vendet, ne Shqiperi dhe ne Kosove. Kjo per arsye ekonomike e financiare si dhe per mireqeverisje te puneve te jashtme.

Share: