Home KRYESORE E vogël kam pasë gjithnji kët dilemën: Shkurt a Frur?

E vogël kam pasë gjithnji kët dilemën: Shkurt a Frur?

Detyrat e shtëpisë në shkollë nisnin me “janar, shkurt, mars”, ndërsa bisedat në zjermet tironase të rrugicave të mija qorre nisnin me “kallnur, frur, mors”.
Rrinë botë të tëra ndryshe pas shkurtit e pas frurit të Hyjneshës Februa të purifikimit me zjarr… por ta leme kët temë për më vonë.
Po du me kujtu veten time ne klasë të dytë (vjeti 1979), me date 1 Shkurt, ke shpia ime në rrugen Him Kolli me moma Fetin.

  • Mome sot osht nji Shkurt (e ajo më ndërpret)
  • I pari i Frurit don me thonë apo jo?
  • Po, mome! Ene zysha na ka kallxu nji proverb për kët Shkurtin e tyne që m’pelqeu se Fruri jonë s’e ka.
  • Ho iher ta vrejm’ çër sun paska Fruri?! (Vetllat sakaq qenë nrys mrapa gjyslykve)
  • Tha zysha mome: Shkurti shkurton urët, Marsi mbledh lëkurët.
  • U mos rrofsha un për shkurtin! Po si mi goce nuk e paskena no?! E kena ene t bukur fort biles. Nji si bo: “FRURI FRRU’ MORSI RRU’”.
    Maj men se e kuptova fill përkimin. Ndoshta nuk pata kuptu se vite me vonë do isha bo gjuhëtare. Por ndoshta ky perkim m’u bo pasion e ky pasion profesion!
    FRUR T’MARË E JU FRRUFTË T”LIGAT ZJERMI TIJ!
Share: