Nga Nebil Çika
A është zgjidhje vetëm bashkimi ?!
Me sa shoh bëhet fjalë për bashkimin e dy grupimeve të politikanëve të ndare të PD .
Po bëni një llogari të thjeshtë .
Në të gjitha bashkitë , përveç Shkodrës votat e PD + votat Berishës dhe LSI e PDK së bashku janë më pak se votat e PS .
Keni marrë më pak se 30 % e 30% të votuesve që dolën në zgjedhje . Bashkimi juaj, pasi desh vratë njëri tjetrin, është spekulim, një vrimë në ujë. Problemin e keni tek filozofia dhe përfaqësimi politik .
Bëhuni e funksiononi pari e djathtë, demokratike e perëndimore që tiu besojnë e votojnë .
Përcaktoni çfarë e kë do të përfqsoni politikisht që tiu besojnë e votojnë . Me këto që po Beni e thoni deri tani po “rrihni ujë në havan ” .
Është krizë identiteti .
Nuk mund të drejtohet e përfaqësohet e djathta nga filozofi të majtë politike, aleanca qelbësirash dhe me komunistë dhe bij tyre në krye .
Nuk e shmangni dot shkërmoqjen. .
Do të pësoni fatin e partive simotra postkomuniste në Evropën Lindore . ” Katovica “apo skema e Ramiz Alisë nuk mund të funksionojë dot më.
Dy rrugë keni o të djathtë, o të vdekur politikisht. Nuk doni ta pranoni realitetin se shumicës tuaj nuk i intereson. Por ka një Zot dhe karma e këtij populli do t’iu zërë dikur. 30 vjet mashtruat elektoratin e djathtë tani po mashtroni edhe veten .