Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon momentin e takimit me 3 kryeministrat që mbërritën sot në Kiev.
Ai takoi kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke, të cilët udhëtuan në drejti të Ukrainës për të biseduar rreth luftës me Rusinë.
Zelensky përshëndeti vizitën e liderëve evropianë në Kiev si një “shenjë të fortë mbështetjeje”.
“Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një shenjë e fortë mbështetjeje. Ne e vlerësojmë vërtet”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Tre liderët evropianë – të cilët thanë se po përfaqësonin Këshillin Evropian në takimin e Kievit – udhëtuan për në kryeqytetin ukrainas me tren./Opinion.al