Nga Genc Mlloja
Shefi i diplomacise se BE Josep Borrell, i cili ishte ne Tirane me 15 mars, ku bisedoi me kryeministrin Rama, deklaroi pas bisedes se para krizes paguante ne shtepine e tij ne Spanje €50 mW/h kurse tash paguan rreth €500.
Sqarim: Z. Borrell fiton mese €288,000 ne vit, kurse nje shqiptar me te ardhura mesatare fiton €393 ne muaj shume qe Komisioneri e fiton gjate gjysmes se dites se punes se tij.
Se sa ‘peshon’ fatura per shtresat ne nevoje eshte e tepert per koment, por te shkon mendja me pyet cfare do te ndodhte ne Spanje sikur me te ardhura mujore nen 100 euro per familje fatura e energjise te ishte dyfishi i te ardhurave pa fole per nevojat e tjera jetike.
Borrell gjeti Tiranen te ankohej se i eshte rritur fatura e energjise e mbase kete ‘hall’ ka diskutuar me autoritetet e ketij vendi meqenese e beri publik.
Dihet shqiptaret e sidomos ata qe i drejtojne jane mikprites e bujare deri ne sakrifikim aq me shume per kedo jo- shqipetar.
Borrell nuk tha asgje nese kishte marre ndonje mendim qytetar ne Shqiperi per gjendjen e rende ekonomike te popullit me te varfer ne Europe te ketij vendi.