Ndërsa në kryeqytet ka nisur protesta e qytetarëve që kërkojnë masa nga qeveria për uljen e çmimeve, Kryeministri Rama është sot jashtë kryeqytit në një takim me fermerët, së bashku me Ministren e Bujqësisë Krifca.
Ashtu si dhe protesta që startoi në orën 11:00, edhe kryeministri e ka nisur takimin e tij në orën 11:00.
Në fjalën e tyre protetuesit kanë folur për përshkallëzim të protestës deri në vendosjen e një çadre para Kryeministrisë.
Ndërsa marshimi i protestuesve ka nisur tashmë nga sheshi “Skënderbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një numër i shtuar i efektivëve të policisë shihen në terren.
Sikurse mësohet 700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa nga fotot vërehet edhe rretjimi i perimetrit të Kryeministrisë me efektivë policie. Në gatishmëri janë edhe FNSH-të si dhe forcat e Gardës së Republikës.
Kujtojmë se aktualisht Kryeministri Rama ndodhet jashtë Tiranës në një takim me fermerët ku flet për paketën e rezistencës sociale
/Opinion.al
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1095694771216363%2F&show_text=false&width=560&t=0