Home KRYESORE Mediat amerikane shkruajnë për dorëheqjen e Bashës, çfarë thonë për Berishën

Mediat amerikane shkruajnë për dorëheqjen e Bashës, çfarë thonë për Berishën

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD është pasqyruar dhe në median “Washington Post”, e cila thekson se vendim i tij erdhi pas përçarjeve në parti.

Në “Washington Post” është pasqyruar përplasja Berisha-Basha si dhe shpallja non grata nga DASH e ish-kryeministrit.

Washington Post shkruan:

Shkarkimi i ish-kreut të partisë Sali Berisha nga grupi parlamentar në shtator nga Basha shkaktoi një grindje brenda partisë mes tyre. Berisha krijoi një grup që kërkon të largojë Bashën nga posti, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë.

Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë u përleshën me njëri-tjetrin ndërsa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre.

Basha ishte pasardhësi i Berishës në këtë post kur ky i fundit dha dorëheqjen në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Këtë muaj, demokratët e ndarë humbën me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki. Kjo ishte humbja e fundit e Bashës në nëntë vitet që ai ka drejtuar demokratët.

Lëvizja e Bashës kundër Berishës pasoi një ndërhyrje në maj të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i cili caktoi Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si persona non grata për “akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013.

Uashingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë nëse ajo do të drejtohej nga Berisha.

Share: