Home Gjeo-Ekonomia Shtëpia e Bardhë “korigjon” Biden pas reagimit rus: Nuk foli për ndryshim...

Shtëpia e Bardhë “korigjon” Biden pas reagimit rus: Nuk foli për ndryshim pushteti

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk bëri thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi kur tha sot se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ajo që presidenti donte të thoshte ishte se Putini nuk mund të lejohej të ushtronte pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po fliste për sundimin e Putinit në Rusi apo ndryshimin e regjimit,” tha ai, duke iu referuar fjalimit të Bidenit në Varshavë. “Në emër të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Biden gjatë fjalimit të tij në Poloni. Moska reagoi pas kësaj deklarate, ndërsa tha se kjo kufizonte mundësitë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Fyerjet e reja të Biden ndaj Putinit ngushtojnë më tej dritaren e mundësisë për të përmirësuar marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”. “Është e çuditshme të dëgjosh akuza kundër Putinit nga Biden, i cili bëri thirrje për bombardimin e Jugosllavisë dhe vrasjen e njerëzve”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, cituar nga TASS. /Opinion.al

Share: