Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shkuar në Kinë, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në këtë shtet, që shpesh është shprehur mjaft mirëkuptues ndaj politikave të Moskës zyrtare. Lavrov do të marrë pjesë në dy takime për situatën në Afganistan së bashku me përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Takimi i sotëm me homologun kinez Wang Yi, por edhe me përafqësuesit e vendeve të tjera vjen pasi Ukraina dhe Rusia patën dje në bisedimet e paqes në Turqi.
Mendohet se pushtimi i Ukrainës mund të jetë pjesë e bisedimeve, ndonëse nuk janë dhënë detaje për mediet./lapsi.al