Home KRYESORE I doli emri në përgjimet e policëve të arrestuar, reagon Zaimina Vasjari

I doli emri në përgjimet e policëve të arrestuar, reagon Zaimina Vasjari

Në një pjesë të dosjes së Prokurorisë për korrupsionin e efektivëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë doli edhe emri i këngëtares Zajmina Vasjari.

Në dosje thuhej se Vasjari ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët, pa prokurën e posaçme të bashkëshortit të saj. Ndërkohë e pyetur nga “Panorama Plus” këngëtarja ka mohuar lajmet që po qarkullojnë në media.

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë ekskluzivisht artisja. Megjithatë në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë. “Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.

Vasjari udhëtonte më 2 janar drejt Kosovës, teksa nga biseda rezulton se do të kthehej më 4 janar nga Kosova. Personi i regjistruar me emrin “Tani Durrës”, i kërkon Laertit ta kalojë, pasi ajo nuk ka prokurën e posaçme.  Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari.

 DOSJA

Në datë 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Ëhatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durres” i thotë, Laertit Sulos me sms: “…është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë po ska prokurë Zajmina Vasjari…

Laerti: Kur do kthehet:

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari…

Emiltoni: Jepi nr tim.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë  në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijet e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur./Opinion.al

Share: