Home Gjeo-Ekonomia Gjermania kusht Serbisë: Mbështesni sanksionet ndaj Rusisë, nëse doni BE-në!

Gjermania kusht Serbisë: Mbështesni sanksionet ndaj Rusisë, nëse doni BE-në!

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të hënën pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg se për shkak të luftës në Ukrainë, është e rëndësishme që BE-ja të mbështetet nga vendet në rrugën e anëtarësimit.

Sipas ministres gjermane, ky ishte një mesazh i veçantë për Serbinë, e cila, sipas saj, duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit, e me këtë edhe sanksione për Rusinë.

Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”, përfundoi Baerbock.

Ajo shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e BE-së.

Serbia e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk i mbështeti sanksionet e BE-së.

Share: