Home KRYESORE Berisha-Alibeaj, përplasje fatale/ Përballja në prag të vendimit të gjykatës së apelit

Berisha-Alibeaj, përplasje fatale/ Përballja në prag të vendimit të gjykatës së apelit

Kundërsulmi i Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Sali Berishës për të mos e njohur si kryetar grupi nuk vonoi. Një draftplatform, e cila amniston gjithë të gjithë deputetet e pezulluar dhe të përjashtuar përveç ish-liderit historik po qarkullon me shpejtësi ne grup.

Lëvizja e re nuk u mirëprit nga Berisha.

“Enkelejd Alibeaj, ti nuk je më kryetar i grupit parlamentar se ke bërë një shkelje shumë të rëndë, se ke paditur në kundërshtim me ligjin PD-në. A mund të pretendojë një paraqesë një platformë një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës me akte kundër PD-së? Kjo nuk mund të ndodhë”, tha Berisha.

Një mocion votëbesimi për Enkelejd Alibeajn ka mbetur në tentativë.

E kërkoi Enkelejdi votëbesimin në grup por nuk iu pranua si kërkesë”, tha ai në “Top Story”.

Në mënyrë absolute nuk është bërë asnjë votim. Është përpjekur herë pas here zoti Alibeaj që t’i ftojë deputetët të ngrenë dorën, por asnjë dorë nuk u ngrit në atë sallë”, u shpreh Berisha.

Enkelejd Alibeaj, si nënkryetar grupi ka autorizuar padinë kundër vendimit Zhukri. Mbështetësit e Alibeajt e shohin si përpjekje te Berishës për të tërhequr padinë përmes nënkryetarit të ri që ai do zgjedhë në Kuvendin e 30 Prillit. Vetë Berisha shmangu një përgjigje direkte:

Padinë në gjykatë Enkelejd Alibeaj nuk e ka bërë si kryetar i grupit parlamentar. E ka bërë si kryetar i emëruar nga Gaz Bardhi. Nuk legjitimohet”.

Përpjekjet për të bllokuar proceset gjyqësore përmes monovrave politike nuk janë një praktikë e re për politikën shqiptare. Një precedent e vendosën 1 vit më parë edhe socialistët me Voltana Ademin kur e shkarkuan si drejtuese të Shoqatës së Bashkive. Kryebashkiakja demokrate denoncoi lëvizjen e socialistëve si tentativë për të  tërhequr padinë e saj në Gjykatën Kushtetutese për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Por kjo praktikë nuk funksionoi, pasi Pjerin Ndreu, edhe pse i mori postin Voltana Ademit në Shoqatën e Bashkive, nuk bllokoi dot padinë për zgjedhjet, e cila u çua deri në fund nga Gjykata Kushtetuese.

Top Channel

Share: