Home Gjeo-Ekonomia Pas Polonisë, Rusia i ndërpret furnizimet me gaz edhe Bullgarisë

Pas Polonisë, Rusia i ndërpret furnizimet me gaz edhe Bullgarisë

Bizneset e atje po mundohen të përgatisin plane alternative për mundesinë e afërt që gazi rus do ndalojë të rrjedhë në tubacione

Qeveria bullgare ka thënë se kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom po ndalon dërgesat në vend nga nesër.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pasi Polonia njoftoi se furnizimi i saj me gaz nga Rusia po pezullohej.

Bullgaria ka ndërmarrë hapa për të siguruar furnizime alternative me gaz dhe se ka njoftuar banorët se nuk ka nevojë të kufizohet konsumi i gazit për momentin. Gazprom ka propozuar një skemë të re pagese që shkel kontratën e tij aktuale me Bullgarinë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret në fillim të këtij muaji që u kërkon blerësve të gazit të paguajnë në rubla përmes llogarive bankare ruse , për të mbështetur monedhën e tij ndërsa sanksionet perëndimore kafshojnë

Top Channel

Share: