Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Balluku dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim ishin në nj tryezë me disa kompani lider në tregun e energjisë.
Gjatë fjalës së tij ai është ndalur për të falenderuar edhe ambasadoren amerikane në Tiranë për kontributin e saj, edhe pse ai u shpreh se e “zët ta thotë”.
Rama tha se Kim kishte qenë një gur themeli “për hapjen e një dere për investime vërtetë të madha në vendin tonë”.
“Unë e kam zët ta them, por më duhet të falënderoj ambasadoren amerikane pasi ka qenë gurë themeli për hapjen e një dere për investime vërtetë të mëdha në vendin tonë që kanë të bëjnë me diçka themeltare që është furnizimi me energji. E kam zët ta them sepse të falënderosh perandoritë nuk është shumë kënaqësi sjellëse, por jam mirënjohës dhe më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde SHBA na jep vërtet karburant dhe energji, nuk e kam për natyre, por jeta kështu e ka, por na pëlqen të jemi në partneritet me ta dhe të gjithë së bashku këtu dhe me ata që na vëzhgojnë sepse ata thonë: ‘Po ju vëzhgojmë’”,-tha Rama./Opinion.al