Home Gjeo-Ekonomia Oh jo! Nuk po ju pyes në jeni me PD-në apo me...

Oh jo! Nuk po ju pyes në jeni me PD-në apo me PS -në , por për ideologjinë!

A jeni I djathtë apo I majtë? Ideologjia e Djathtë në teori !

Nga Irena Beqiraj

Perspektiva tipike e djathtë ose ndryshe kapitalizmi I pastër mbështetet mbi vetë-mjaftueshmërinë, produktivitetin individual, ndërhyrjet e kufizuara te qeverisë, taksat e ulta. Për te djathtët zgjedhjet individuale janë moralisht më mira për të gjithë shoqërinë. Për ta e rendësishme është që ekonomia të rritet pa i kushtuar shumë vëmendje faktit nëse makina ekonomike ka prodhuar mundësi dhe prosperitet për shumicën e njerëzve, apo jo. Të djathtët besojnë se sektori privat performon më mirë se sektori publik dhe se miliarderët e “bërë vetë” janë kontribuesit më të mëdhej në shoqëri. Për ta edhe ofrimi i një të edukimi të shkëlqyer publik I cili PADYSHIM është shkaku kryesor i produktivitetit të lartë dhe pasuria më të madhe per nje shoqëri, mund te zëvendësohet nga edukimi privat me para.

Ideologjia e Majtë në teori!

Perspektiva tipike e së majtës ose socialistëve bazohet tek ndihma ndaj njëri -tjetrin, qeveria ka për detyrë të mbështet njerzit në nevojë . Për të majtët rishperndarja e drejtë e pasurisë dhe krijimi I mundësive për te gjithe janë objektiva moralisht më të mira për shoqërinë. Ato flasim për shëndëtësi falas arsim falas , taksim progresiv . Ato besojnë tek ndërhyrjet e qeverisë ne ekonomi, madje qeveria mund te ndihmojë në digitalizimin e sektorit privat bankar .

Ideologjitë në praktikë? Populizëm për budallenjtë !

Ideologjitë ne praktikë jetësohen nga partitë . Socialistët ( të majtët) janë partia e aktivizmit të qeverisë, partia që thotë se qeveria mund t’ju bëjë më të pasur, më të zgjuar, madje edhe më të gjatë . Ato ofrojnë shëndetësi falas , por ti shërbehesh vetëm në spitalin privat , arsim falas , por mirë do të ishte që fëmja juaj të studionte jashtë shtetit .

Demokratët janë partia që thotë se qeveria nuk funksionon, dhe është shkaku I të gjitha problemeve . Ato duan që të zgjidhen që të na vërtetojnë pikërisht këtë.”

Cfarë dreqin jam unë? Në teori qenkërkam e majtë , në praktikë nuk jam as me majtën e as e djathtën. Dmth peshk pa ujë me bindje pa përfaqësim!

Pra , nëse doni të shprehni hapur bindjet tuaja politike , duke aderuar në një parti nuk ka nevojë per ideologji është më e thjeshtë! Zgjidhni partinë që mendoni se keni më shumë shanse të perfitoni apo të beni karrierë . Nëse zgjedhja juaj është PS -ja kujdes, aty tarifat e antarësimit tanimë janë progresive si përfitimet .
😜

Ah se harrova! Para se të vendosni duhet gjithashtu të keni një bindje të palëkundur nëse Shqiperia është cliruar në 28 apo 29 Nëntor!

Share: