Home KRYESORE NISMA THURJE: DUAN TE NA KONTROLLOJNE ME KAMERA NE CDO CEP

NISMA THURJE: DUAN TE NA KONTROLLOJNE ME KAMERA NE CDO CEP

Qeveria miratoi nje ligj i cili parashikon vendosjen me detyrim te kamerave te sigurise ne ambjentet private dhe publike, sipas specifikave qe do te vendose Ministria e Brendshme dhe me kostot e biznesit apo banoreve te pallateve. Cfare do te thote kjo?

Nese ky ligj zbatohet, cdo biznes dhe administrator pallati do te kontaktohet nga ana e policise dhe do ti kerkohet qe te instaloje kamera sigurie ne ambjentet e veta, kamera te cilat duhet te jene sipas standarteve qe policia do te vendose e qe me shume gjasa (si ne rastin e kasave fiskale) per dreq, do te mund te gjenden ne vetem nje kompani.

Pervec kamerave biznesi duhet te kete akses ne internet dhe te instaloje edhe nje server lokal i cili te beje lidhjen me serverin qendror. E njejta vlen per administratoret e pallateve.

Cfare do te thote kjo? Qe secili prej nesh do te jete i monitoruar 24 ore ne pune e ne lagje. Kur hyjme dhe dalim, ke takojme, me ke drekojme, darkojme, me ke flasim, me ke qeshim e me ke qajme. Ke puthim e ke peshtyjme, ke dashurojme e ke urrejme. Secili pa perjashtim.

Jeta private sic e njohim nuk do te kete me kuptim, do jete do te behet publike. Nese refuzojme te paguajme, te instalojme kamerat sipas specifikave atehere nuk do te na pajisin me Vertetimin e Sigurise, e nese nuk do e kemi mbas gjobes vjen mbyllja e biznesit.

Nuk mbaron ketu.

E njejta qeveri eshte duke diskutuar ne Kuvend kalimin e nje ligji i cili do te detyroje te gjitha portalet online qe te heqin lajmet dhe komentet te cilat cilesohen si ofenduese qofte edhe nga nje njeri.

Cdo te thote kjo? Qe nese psh ne postojme nje lajm ku vleresojme se mbrapa ligjit per kamerat e sigurise qendron nje afere korruptive dhe nje perpjekje e qeverise per te shantazhuar cdo qytetar te kesaj Republike te vogel dhe Saimiri ndihet i ofenduar nga ky lajm, atehere ne jemi te detyruar ta heqim ose portali do te mbyllet.

Cdo te thote kjo? Qe cdo permbajtje e cdo lajmi online, e cdo komenti online duhet te jete i tille qe te kenaqe qeverine, ne te kundert ose lajmi ose portali nuk do te mund te lexohen dot me nga qytetaret.

A eshte kjo cfare ne presim nga kjo qeveri? JO!

Ne presim qe te rritet mbikqyrja ndaj politikaneve e jo ndaj qytetareve.

Ne presim qe kamerat te instalohen ne cdo zyre zyrtari e ne ti vezhgojme 24 ore se si ata sillen me taksat tona, e jo e anasjellta.

Ne presim qe te rriten rrogat dhe punesimi, e jo te rritet monitorimi e kontrolli ndaj nesh.

Ne presim qe te rriten investimet e jo pushkatimet (qofshin keto virtuale)

Ne presim qe te kete me shume politika sociale e jo me shume politika diktatoriale.

Ne presim qe te rregullohen rruget, spitalet, cerdhet e shkollat, qe te shtohen hapesirat e gjelberta, qe te rriten pensionet e asistenca. Ne presim qe ky vend te behet i jetueshem e jo i kontrollueshem.

Kemi dy rruge, te rrime indiferente e te shohim se si na kontrollojne cdo aspekt te jetes e na tregojne se cfare duhet te mendojme e te shkruajme, ke duhet te takojme e ke jo, ku duhet te rrime e ku jo, ose te reagojme per tu treguar se jemi te lodhur me politikane qe pushtetin e perdorin vetem per te marre me shume pushtet e nepermjet tij per tu bere akoma edhe me te pasur.

NE DO TE REAGOJME!

Kush eshte dakord ta pelqeje e shperndaje kete postim.

Le ta fillojme reagimin nga ketu! #NeNukJemiDakord

Share: