Home Gjeo-Ekonomia I kërkoi kryeministrit të japë dorëheqjen, Boris Johnson pushon ministrin kryesor

I kërkoi kryeministrit të japë dorëheqjen, Boris Johnson pushon ministrin kryesor

Orët e fundit kanë qenë intensive për politikën në Britaninë  e madhe, boris johnon tani është më afër se kurrë kolapsit pas 41 dorëheqjeve  që erdhën zinxhir pas atyre të ministrit të financave dhe atij të shëndetësisë.

Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë  atij të japë dorëheqjen, por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin,  edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator  Kris Pincher që përfshiu Doëning Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.

Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi; ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse  është e nevojshme.

Deri të mërkurën në mbrëmje, një delegacion i ministrave të shkoi në Doëning Street për t’i thënë atij të largohej.

Midis tyre ishte Sekretarja e Brendshme Priti Patel – një nga mbështetëset më besnike të Johnson – si dhe aleati i tij për një kohë të gjatë dhe ministri i lartë i kabinetit, Michael Gove, gjithashtu i kërkoi atij të mërkurën pasdite të pranonte se koha e tij ka mbaruar, por përgjigja që mori ishte se ai tashmë ishte i pushuar.

Tani Johnons ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen deri të enjtën, ose kundërshtarët e tij do të lëvizn cdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.

Top Channel

Share: