Kryedemokrati, Sali Berisha ka treguar një nga strategjitë e tij për të rrëzuar qeverinë “Rama”.
Gjatë një interviste televizive, Berisha ka thënë se një nga strategjitë e tij është protesta e qëndrueshme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kryetari i PD foli dhe për djegien e mandateve, për të cilën theksoi se ka qenë ideja e Lulzim Bashës dhe jo e tij.
Berisha: Kodi kërkon që të thuash të shqyrtohen ankesat. Asnjë nuk përmendi ankesat. Dolën në krah të dhunimit të zgjedhjeve. Ata që e bëjnë këtë, i bien kundër vlerave që shpërndajnë në botë. Se çfarë kishin skema ata, unë di që ishte George Soros në mes. Së pari njëherë, nismën kur dolën përgjimet, filluan protestat. U bë një protestë, atij i binin bilbilat dhe kumërijet, të pasnesërmen e hoqi fare. Unë nuk drejtoja PD-në. Djegien e mandateve. Gramoz Ruçi shkeli çdo gjë aty dhe unë thash në atë rast, këtu është për të djegur mandatin. Nuk ishte deklarata ime me të përgjithshmen. Kur Basha e ngriti në grup parlamentar, i thashë që e kuptova se për çfarë e bën. I thash, ky vendim mund të na çojë në fitore ose në katastrofë dhe me komunitetin ndërkombëtar nuk do ta pranojë.
Gazetari: Basha ka thënë që ju e keni mbështetur.
Berisha: Ka gënjyer. Çfarë ka qenë privatisht. Po të ishte bërë ajo që unë thash privatisht, nuk do të ndodhte. I kam thënë këto këto. Ishte gabim i padiskutueshëm. I thosha, shiko, modeli i Shkupit. Në Shkup bënin protesta 5 mijë veta, për tre javë e rrëzuan qeverinë. Strategjia ime është protestë e qëndrueshme. Një nga format.
Gazetari: Në shtator?
Berisha: Ta shohim.