I korruptuar nga bukuria greke!
- Kish marrë ngjyrë… për merak i kish thith rrezet.
Kryeministri i rrezitur nga hoteli ‘i parajsës greke’ foli edhe për krizën ekonomike, nëse ka krizë – dhe dy javë ditë e këndoi ‘Moj zeshkanja ime’.
- Në Greqi u soll si i padalur,
sikur u la në det për herë të parë;
sikur i pa ishujt për jerë të parë;
sikur e pa perendimin e diellit për herë të parë.
U çudit si fukara – por u knaq si milioner.
- Greqia e paguan që të magjepset me të.
Greqia, Kosovën nuk e pranon si shtet ama Kryeministrin e pranon si kryeministër të shtetit që nuk e pranon.
Shteti i Platonit ta mëson këtë logjikë:
Ose Kosova nuk është shtet ose Albin Kurti nuk është kryeministër i Kosovës.
- Se Greqia më e rreptë se Republika e Platonit.
Bile Republika e Platonit i ka përjashtuar nga shteti ideal – veç poetët.
Poetët nuk do të kishin vend në Republikën e Platonit, sepse poetët shpërndajnë rrena dhe e korruptojnë mendjen e të rinjëve.
Njësoj si Kur’ani që është kundër prozës dhe poezisë – kurse ‘vetë’ është edhe prozë edhe poezi (e bukur)..
- Kryeministri e përshkruan Greqinë si bukuroshen e dheut (miss bota), të cilës i kthehet vazhdimisht, se shumë e mirë.
Greqia, me bukurinë e saj, e ka korruptuar kryeministrin Kurti.
Për pak e bindi se Legjenda e Rozafës është greke.
- Bukuria mbetet ‘mjeti’ më i rrezikshëm për korruptim.
Më së shumti të mashtrojnë me bukuri.
Ka raste që njeriut i është shkatërruar karriera e pasuria për një palë vetulla në të cilat u dashurua (kurrē pa e kuptuar se janë vetulla tatoo)
- Greqia Ia ka lidhur këmbët, ia ka marrë mendët, me ata ishuj, me ato përralla, me atë ujë, me gjithë atë bukuri…
e rrethuar me male,
e ka ftoh prej Kosovës – ia ka bë shtëpinë (me qera)-ujk. - Është i trallisur pas grekëve.
Dikush tha ‘U tranu’.
Nuk flet gjë tjetër, veç për hijeshinë greke. - Të njëjtat fjalë nuk i ka thënë kurrë për Shqipërinë.
Pse kurrë nuk tha: Kur shkon në Sarandë një herë, nuk ke çare pa u kthyer tek Saranda përsëri.
- Edhe Kosova ka bukuri, nuk ka aso bukurie që të flladit, por ka ‘bukuri që vret’.
Për shembull:
Kur i fut këmbët në ujin e Ibrit, më nuk kthehesh i gjallë në shtëpi, aq i ftohtë që është, – ai ujë. - Pse Kryeministri Kurti nuk ka inat – i vardiset Greqisë si fakir?
Dhe pse nuk e pranon Greqia?
Sepse: Kur i vardisesh dikujt duhet t’i thuash;
Shih sa i mirë jam, e jo erdha të të shoh sa e mirë je!
- Kryeministri ndjehet më i sigurt në Greqi se sa në Kosovë.
Në Greqi rojet e ruajnë nga dielli, veshur me kostume të larjes (kurse në Kosovë e ruajnë nga hijet).
Rojet e lumtur e ruanin nga largësia kryeministrin…se s’janë të obliguar ta shohin – që ta ruajnë.
Mitologii greke, kjo.
- Derisa dukesh i rrezitur – dukesh i lumtur.
Derisa dukesh i lumtur – nuk të beson askush.
P.S. Rrezik m’i harru bikinit në Greqi…