Kaluan katër ditë dhe e albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur.
Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Thuhet gjithashtu se është duke u punuar për të rikthyer në punë sistemin. Por ajo që nuk thuhet, përmendej nga ekspertët e IT të cilët kuptojnë thelbin e një sulmi kibernetik.
Top Channel mëson se në kompjuterat e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e-Albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.
Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një celës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë celsat privatë për të gjithë PS e prekur”
Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Keta numra jane te krereve te shtetit shqiptar dhe familjareve te tyre dhe jo te hakerave. ne kete menyre mesazhi kërkon te jap enje sinjal te qarte politik per qëndrimin e shtetit shqipytar
Mesazhi mbyllet edhe me nje koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.
Në këtë mënyrë hakerat kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohësh ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.
Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë ka shkuar pranë AKSHI-t ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin.
Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për t’u zbërthyer. Ndërkohët mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh sepse virusi i përdorur fshin dokumentat në cdo institucion dhe numri i kompjutera të prekur është shumë i madh. Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania.
Mesazhi i shfaqur në kompjuterat e AKSHI-t nuk mund të thuhet se tregon qëllimin e vërtetë të sulmuesve. Kjo për faktin se virusi i përdorur përvecse bllokon të dhënat, edhe i fshin ato. Por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve dhe i jep mundësi hakerave që të kopjojnë cdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato. Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe përdorin numra shqiptarë. Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë.
Top Channel