Nga Habjon Hasani
Ne vitin 2008 isha me pune te gazeta “Albania” e cila asokohe ishte ne marreveshje biznesi me grupin Vizion Plus te Dulakut. Te kafja e vizionit paradite, ndersa po benim mbledhjen ditore te mengjesit, shfletuam “Gazeta Shqiptare” e cila ishte hapur me titullin “Zbulohet kontrata sekrete e qeverise Berisha me Tom Ridge”.
Lajmi ishte i bujshem por nje kolegu im ne tavoline i quajtur Albert Gjoka, me thote:
-Tom Ridge ishte ne linje me firmen lobuese BG&R, nje femer e BG&R qe njoha ne 2005 mua me permendte dike tjeter si shume te rrezikshem ne ate firme, ishte boshnjak po s’ja mbaj mend mire emrin, Damian me duket se e quajne. E kishin shume inat kete boshnjakun.
Origjina boshnjake e personit misterioz me terhoqi shume sepse nderkohe ne kuader te interesimeve per skandalin e fishekeve me Pentagonin, kishin dale gjurmet e nje kompanie seksere ne Qipro te quajtur “Evdin ltd” dhe gazeta Dani ne Bosnje shkruante se kjo kompani kishte zyre ne Bosnje dhe perfaqesohej nga shtetasi Adnan Sarajlic.
Ju luta Bertit se mos i kujtohej emri i atij boshnjakut “Damian”, por nuk i kujtohej. Nisa te beja kerkime ne Google me emra te ngjashem nja dy dite, kerkoja kryesisht me germa cirilike, por hiç, asnje gje.
Durimi sosi dhe lashe nje gote birre ne bllok me nje mikun tim i cili kishte njohje te mira ne sallonet diplomatike.
-Eshte nje person, me shume influence te Berisha qe po kerkoj, ka qene dhe pjese e BG&R, emrin e ka Damian ose diçka e ngjashme,- i them.
-Se di, s’me del ne radar me tha duke ngritur supet.
-Mund te jete serb ose boshnjak me origjine, i them.
-Ahaaaa, Damir Fazlliç me thote, po ai eshte lobist eshte britanik nuk eshte serb e as boshnjak, – ma kthen miku.
-Po ç’britanik leshi eshte ky, ku ka britanik me “viç” i them.
-Eshte absolutisht britanik, madje me shtetesi britanike ma kthen miku, origjinen andej nga thua ti e ka patjeter.
Emrin “Damir Fazlic” e shenova ne telefon duke ja nisur vetes me sms. Shkova ne redaksi dhe nisa search-in, kur e kerkoje me germa cirilike dilnin plot artikuj te gazetave boshnjake per te (kryesisht Slobodna Bosnia). Paralelisht merrja dhe informacion sa mundesha mbi takatin e Fazllicit ne Tirane.
Periudha e kerkimit vijoi dhe akumuloja materiale dhe ne kete kohe me bie telefoni nga nje person qe ishte miqesi e imja dhe e Mero Bazes. Me tha qe Mero donte te me takonte.
Takohem me Meron per here te pare te kullat perballe kryeministrise dhe ne takim ai me pyeti nese kisha ne radar kontratat korruptive te Rezart Taçit. I thashe qe s’me interesonte fare Taçi sepse isha fokusuar te boshnjaku Damir Fazlliç. Mero sigurisht qe e dinte mire se kush ishte ai, madje disa nga shkrimet e Slobodna Bosna i posedonte. I thashe qe mund te bej nje triptik dhe e botojme te TemA pasi kam bere disa kerkime interesante qe e lidhnin me trafikun e armeve.
Triptiku u publikua ne TemA me titullin “Njeriu hije i Berishes”, shkrimet qarkulluan me buje ne rrethet gazetareske sidomos, por i vetmi qe i mbeshteti publikisht, ishte Kiço Blushi. Ai beri nje shkrim ne “Gazeta Shqiptare” asokohe dhe pyeste me te drejte pse nuk fokusohen mediat te ky person. I jam mirenjohes pafund Kiço Blushit per ate qe shkroi dikur, ky detaj madje ka qene percaktues te une qe dhe kur binte rasti per implikime te Ben Blushit me inceneratoret, te isha shume i permbajtur dhe me tendence per te mos u marre fare me te mundesisht.
Kjo ishte periudha kur nisi dhe QKR-ja te funksiononte elektronikisht nepermjet mbeshtetjes se USAID. Futa emrin e Damir Fazlic ne QKR dhe pashe se aty dilnin disa te dhena, emra kompanish.
Paraqitem ne sportelin e QKR-se dhe per fatin tim te mire aty ishte punonjese nje vajze nga Fieri te cilen e njihja.
-Ske nevoje te besh kerkese me shkrim, – me tha, mjafton internet explorer dhe i shkarkon direkt te dhenat.
Nuk e besova ne fillim, ma trego tani ne vend i thashe. U ula ne kompjuterin e saj, e bera vet me doren time proceduren qe ta besoja. Shkarkoheshin vertete.
Perpara meje u hap nje oqean i tere me informacion.
Shkova ne redaksi rreth ores 17:00, shkarkova çdo material qe lidhej me Fazlliçin dhe kompanite e tij. Paralelisht gjeta dhe nje manual ne internet qe tregonte se si behej me produktiv kerkimi me sistemin “aspx” qe perdorte QKR-ja, ky manual me ndihmoi shume pasi jo vetem e bente me te larmishem kerkimin, por dhe ato “files” qe dukeshin te demtuara une arrija t’i hapja duke ndjekur udhezimet e manualit.
Kur kam dale nga redaksia ka qene ora 09:30 e sabahut, stafin e gjeta ne kafen e zakonshme. Me pyeten ç’ne kisha ardh aq heret, por nuk u thashe qe e kisha gdhire aty. Shkova ne shtepi. Fjeta ca ore.
Ne oren 17:00 shkova serish ne redaksi dhe pergatita nje MEMO me te dhenat e mbledhura.
Kompania kryesore e Fazlliçit ishte Altaria Research Limited, kjo kompani lidhte Fazlliçin me Flutura Kolen, ortaken e Argita Malltezit dhe me Erion Isufin, kunatin e Bashes.
Kompania kishte bere nje blerje energjie 1.75 mln euro, por qe ta kapnim duhej qe te vertetonim qe nuk kishte paguar tatim fitimi. Dokumentin ne tatime e siguroi Mero dhe dosja u kopsit.
Bashke me Meron vendosem qe investigimin do e publikoja ne revisten MAPO te Minxhozit, shkrimi do ishte me emrin tim, me pas mund ta merrnin lirisht te gjitha mediat e tjera. Minxhozi ra dakord fillimisht. Bera shkrimin gati dhe e nisa, do publikohej ne fundjave.
Diku nga e merkura me telefonojne e me thone se shkrimi ne MAPO ishte bllokuar. U pataksa pasi presupozohej se MAPO ishte reviste e lidhur fort me opoziten e Edi Rames, mirepo mos harrojme qe ne kete kohe kishte sevda e mirekuptim mes Berishes dhe Rames, aq sa shkerrmoqen Kushtetuten sebashku dhe ndane llomkat e lejeve te ndertimit te Liqeni.
U merzita jashtezakonisht shume. Por aq e kisha takatin. Isha i varfer, nevojtar dhe pa lidhje direkte ne nivele vendimmarrese per te shkuar e per t’u interesuar personalisht per shkrimin.
Pak dite me vone ndodhi qe Damir Fazllic u arrestua ne Bosnje bashke me Naser Oricin. Lajmi doli ne disa media dhe ne Tirane, pasi emri i Fazllicit nuk ishte me i panjohur pas atij “Triptikut”.
Takova Meron, s’kemi kohe tha duhet ta plasim se po vlon. Te nesermen plasi skandali, shkrimin e plote e kishte vetem gazeta Albania dhe TemA, te tjerat kishin copeza nga shkrimi, njera nje detaj, tjetra ca detaje ndryshe.
Mero beri me pas dhe nje shkrim shume te mire “Profil i paautorizuar” ku shkoqiste prapavije e lidhjeve politike te Damirit me kupolen e PD-se, ndersa une u pataksa ndersa shikoja se si ajo çeshtje qe une e shihja thjesht si shkrimin e radhes, kishte tronditur qeverine, tani te gjithe flisnin “per ate boshnjakun” e Berishes.
Paradoksi ishte se fiks ne kete periudhe kisha dy muaj pa marre rrogen; isha ne veshtiresi ekonomike, e me vinte zor para familjareve te mi, te cilet shihnin se si produkti im trondiste njerezit me te fuqishem te vendit, ndersa une s’dija si dreqin do ja dilja deri ne fund te muajit. Keshtu e kam perjetuar ate qe ndodhi.
Ne ate kohe bashke me nje koleg aplikova dhe ne nje projekt gazetarie i cili mbeshtetej edhe nga ambasada britanike, me nje shkrim investigues te kopsitur, por koordinatorja e projektit na skualifikoi pasi si anglishtfolese e kualifikuar qe ishte preferoi miqte e saj me reportazhe fshati. Ishte fiks momenti kur krijova bindjen se projektet e gazetarise te financuar nga ambasadat jane ne fakt nje gallate e madhe, nje mut i madh.
Ne 2014-en Damirin e takova personalisht ne Sheraton, bisedova relativisht gjate me te, e shijova biseden. Ai eshte njeri teper i mprehte dhe i drejtperdrejte. Kam qeshur pafund kur perdori epitetin “Forrest Gump” per Lulzim Bashen. Madje dhe u habita sepse nuk e mendoja qe ai kishte kaluar ne ate lloj perçmimi dhe mungese respekti per Bashen.
Pata kenaqesine t’i tregoja ekzaktesisht kete fabul mbi menyren se si u zbuluan bizneset e tij, e m’u pergjigj: “Pse s’me nise nje e-mail, ta kisha blere gazeten tende” 🤣🤣🤣
Nejse, te gjithe kete rrefim vendosa ta bej pikerisht sot kur po perflitet se “qendrimi i Britanise ndaj Berishes mund te kete per baze lidhjet e tij me Fazlliç”.
Uroj te kene te tjera motive ndaj Berishes, sepse nese vertete eshte Fazlic arsyeja, me gjithe respektin per nenen Mbretereshe, por kjo eshte idiotesi stratosferike.
Damir Fazlicit i buronte forca ne saje te lidhjeve dhe sherbimeve qe i bente amerikaneve dhe britanikeve, ai eshte njeriu i tyre para se te jete njeriu i Berishes.
Çdo variant tjeter qe ju thone, eshte pordhe me rigon.
Artikulli është marrë nga faqja në facebook e gazetarit investigativ Habjon Hasani!
Shënim: Deklarimi “non gratta” i politikanit Sali Berisha nga dy prej aleatëve më të rëndësishëm të shqiptarëve padyshim që e bën këtë njërin prej argumenteve thelbësor të politikës në Shqipëri!
Sali Berisha ka mbështetje të fortë në partinë më të madhe opozitare ndaj www.perqasje.com do publikojë artikuj me qasje të ndryshme për të bërë sa më trasparente debatin ndaj kësaj që po ndodh dhe do të ndodhë me njërin prej politikanëve më me influencë në këto 30 vite pluralizëm politik të Shqipërisë’