Ndryshime të reja janë bërë së fundmi në Policinë e Shtetit ku drejtori për krimet në Tiranë Tonin Vocaj, është emëruar zv.Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Vocaj ka zëvendësuar Albert Dervishin, i cili tashmë është emëruar dekan në fakultetin e krimit.
Ndërkohë në vend të Vocajt është emëruar Neritan Nallbani, i cili ishte drejtori i policisë në Durrës.