Nga Kimete Berisha
Po duket sikur më shumë është gëzuar Amerika që Albin Kurti i ka pranuar 200 milionë dollarë ndihmë nga Amerika për energjinë elektrike, se sa që është gëzuar Kosova.
Ne gëzohemi vetëm atëherë kur neve direkt na hyn diçka në xhep, sepse aq shumë na ka vjedhur qeveria Kurti me fatura të energjisë elektrike, sa që nuk ka lum amerikan që i lan.
Edhe Albin Kurti u gëzua shumë, që ka arritur t’ua bëj punën amerikanëve ta lusin që t’ua pranojë ndihmën.
Në zyrën me portrete presidentësh amerikan, presidentja Vjosa Osmani, me pantallona të bardhë shizë, pyeste e habitur:
a po na ndodh veç neve, apo ndodh shpesh që Shtëpia e Bardhë të gëzohet kaq shumë!
Një amerikan i rëndësishëm i tha që Amerika gëzohet shumë rrallë.
Ministresha Rizvanolli, e nënshkroi marrëveshjen, anipse ajo do të duhej të gjykohej për racizëm dhe diskriminim ndaj shqiptarëve, të cilët (gjatë dimrit të shkuar), i urdhëroi të mërdhijnë, ndërsa ajo vet ngrohej me rrymë….dhe serbët e shkrinin borën me nxemëse elektrike.
- Amerika e konsideron historik pranimin e ndihmës së saj nga Albin Kurti!
- Albin Kurti e konsideron historik vendimin e tij personal që ta pranoj ndihmën amerikane.
Dalldi historike!
Por, nuk janë shumë 220 milionë.
Këta të Erdoganit për një xhami në Kosovë i japin 40-të milionë euro.
Por, si duket, kush që “shtyhet” me Zotin s’ka.
P.S. Faqet “Kur’ani” dhe “Ligjëruesi” i kam fshirë në çastin kur e prezantonin si të veten thënien e Nikolla Tesllës: “Sikur urrejtja juaj do të shndërrohej në energji – do ta ndriçonte botën”.
Shqiptarët i vjedhin edhe të vdekurit, lëre më amerikanët e gjallë.