Home KRYESORE Gjermania dhe Evropa humben kolosin e diplomacise

Gjermania dhe Evropa humben kolosin e diplomacise

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ne jete nuk jane te shumte njerezit qe te lene gjurme. Sidomos kur ke pune me shume njerez. Hans Ditrih Gensher ishte nje njeri qe te linte gjurme qysh ne takimin e pare.

Personalisht kam pasur fatin te takoja kolosin e diplomacise Euro-Gjermane, Hans Ditrih Gensher ne Strasburg, kur isha perfaqesues i perhershem i Shqiperise ne Keshillin e Evropes.

Ne pak minuta shkembimi mendimesh, Gensheri definoi rolin e Gjermanise ne Evrope, vizionin Euro-Gjerman si dhe ardhmerine e rendit te ri boteror mbas Luftes se Ftohte.

Brilant nga mendja, i kthjellte nga artikulimi, bindes nga argumenti, erudit nga kultura, i qete dhe imponues nga paraqitja, karizmatik nga komunikimi, etik nga morali-Gensheri ishte profili me i perkryer i diplomatit te jashtzakonshem.

Keto dite Gensheri u nda nga jeta. Por Ai la cdo veper qe synoi. Gjermanine e bashkuar demokratike. Bashkimin Evropian te fuqishem. Rendin boteror drejt paqes demokratike. Gensheri eshte i skalitur ne cdo vlere te Gjermanise, BE, NATO dhe rendit nderkombetar.

Aradhes se njerezve te medhenj qe Kombi i ndritur Gjerman i ka dhuruar njerezimit ka zene vend tanime edhe kolosi i diplomacise bashkekohore, Hans Ditrih Gensher.

Populli shqiptar nuk e harron kurre vleresimin dhe kontributin e ndritur te Hans Ditrih Gensher edhe per Kombin Shqiptar, Shqiperine demokratike dhe Kosoven e lire e te pavarur.

Share: