Home Gjeo-Ekonomia Laguna Limopuo, një destinacion turistik për vëzhguesit e shpendëve dhe të habitateve...

Laguna Limopuo, një destinacion turistik për vëzhguesit e shpendëve dhe të habitateve të tyre

Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të Vlorës Vullnet Sinaj

Laguna Limopuo ndodhet në afërsi të fshatit Zvërnec, në pjesën jugperëndimore të Lagunës së Nartës.

Ajo është një hapësirë bregdetare, me sipërfaqe disa hektarë, që dallohet për biodiversitet të lartë. 🌊🦩🦤

Fundi i lagunës mbulohet nga bimësi ujore dhe ajo është një habitat i rëndësishëm për shpendët dimërues dhe folenizues.

Në stinën e verës sipërfaqja e saj zvogëlohet ndjeshëm.

Mund të vizitohet sipas itinerarit: Qyteti i Vlorës – Pylli i Sodës – fshati Zvërnec.

Laguna Limopuo është në listën e Monumenteve të Natyrës në qarkun Vlorë dhe përbën një nga habitatet ujore më të rëndësishme, si një nga kënetat e përhershme më e madhe pas asaj të Nartës.

pushoshqip ☀️

visitAlbania 🇦🇱

Share: