Home KRYESORE Sot me disa djem të familjes Haklaj shkova në familjen e Jonadës!

Sot me disa djem të familjes Haklaj shkova në familjen e Jonadës!

Lule dhe qirinj për ty Jonada!

Nga Azgan Haklaj

Sot me disa djem të familjes Haklaj shkova në familjen e Jonadës për t’u solidarizuar në këto momente tragjike me familjarët dhe të afërmit e vogëlushes që helikat e skafit policesk e këputën jetën e saj që sapo kishte nisur.

Gijotina policeske e vrau publikisht në mënyrë të pamëshirshme ëngjëllin që tani është në parajsë pranë Zotit duke lënë në pikëllim të thellë prindërit dhe familjarët.

U prehësh në parajsë Jonada.

Të gjithë shqiptarët luten për ty sot e janë me familjen tënde në këto momente të dhimbshme.
Ngushëllime të ndjera familjes Jonada.
Zoti ju dhashtë forcë familjarëve tu për të përballuar dhimbjen e shkaktuar nga krimi i tmerrshëm i uniformës shtetërore.

E tmerrshme!

Pas aktit të shëmtuar publik banditi i veshur me pushtet që kreu krimin e llahtarshëm kërcënonte edhe prindërit e vogëlushes por dhe të gjithë pushuesit që reaguan pas kësaj ngjarje makabre se do ti vriste të gjithë.

Akoma me e rëndë është piskama histerike e gruas se komisarit:

“Plumbin do të hani edhe ju të tjerët”.
Kjo britmë deshmon mentalitetin kriminal të përfaqësuesve të shtetit.
Jonada qofsh e xhenetit.

Krimineli do të marrë ndëshkimin e Zotit
Allah Allah
Amen.

Share: