Home KRYESORE Një nga rrjetet ballkanike të raportimit profesional cilëson “JOQ” si jo profesionale...

Një nga rrjetet ballkanike të raportimit profesional cilëson “JOQ” si jo profesionale dhe pa standarte etike.

Kompania Big Market në faqet e saj në Facebook sjell publikimin e Rrjetit ballkanik të reporterëve “Reporting Diversity Network”, që është një forum profesionistësh të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria norvegjeze të cilët kanë cilësuar portalin JOQ Albania si “monstri” i muajit, për shkak të thyerjeve të çdo standardi ligjor dhe profesional në raportimet e tyre.

Për Big Market – thuhet në njoftimin e kësaj kompanie shumë të njohur shqiptare – kjo nuk është surprizë, pasi prej vitesh, që prej refuzimit të bashkëpunimit me këtë entitet jemi gjendur në “defterin” e sulmeve dhe raportimeve pa referenca, pa bazë dhe pa asnjë lloj kriteri profesional.

Kompania në njoftimin e saj thotë – Ne kemi zgjedhur dhe do të vazhdojmë t’i mos përgjigjemi përbaltjes me reciprocitet, por me punë dhe ndershmëri, në çdo supermarket, në çdo qytet dhe me të gjithë klientët tanë që na besojnë zgjedhjet e tyre të përditshme.

Problematikat që JOQ ka sjellë në shumë individë dhe entitete janë nga më të ndryshmet përderisa kjo Media nuk përdor asnjë filtër profesionale për publikimet e saja.

https://www.facebook.com/101998635231382/posts/421368179961091/

Share: