Home KRYESORE Kryebashkiakët e kamur te Shqiperise!

Kryebashkiakët e kamur te Shqiperise!

Duket se kryetarët e bashkive të Shqipërisë zotërojnë pasuri të shumta, duke u bërë pjesë e asaj shtrese të zyrtarëve që mund t’i quajme te kamur, te pakten kjo rezulton sipas një analize të bërë nga organizata “Open Data Albania”, bazuar mbi strukturën dhe vëllimin e aseteve të patundshme që zotërohen nga kryebashkiakët e zgjedhur për mandatin drejtues 2015- 2019.

Open Data raporton se 46 kryetarë bashkish zotërojnë në total 317 prona të patundshme, me një mesatare prej 7 pronash për secilin prej tyre. Sipas të dhënave 6 kryebashkiakë kanë më shumë se 10 prona të patundshme nën zotërim dhe pronësi individuale dhe familjare.

Për sa i përket vlerësimit në të holla të pasurive të patundshme, 25 kryebashkiakë deklaruan se kanë pronësi me vlerë nën 50 mijë euro, 10 vetë deklarojnë se zotërojnë 50 deri 100 mijë euro prona, ndërsa janë 11 kryebashkiakë që zotërojnë prona me vlerë mbi 100 mijë euro.

Kryebashkiakët që deklaruan mbi 100 mijë euro

Altin TOSKA, Basir ÇUPA, Fatos TUSHE, Fiqiri ISMAILI, Gjon GJONAJ, Jorgo GORO, Majlinda BUFI, Melaim DAMZI, Qazim SEJDINI, Tonin MARINAJ, Vangjush DAKO…

Share: