Home KRYESORE Kulla e Dervish Aliut në afërsi të fshatit Dukat

Kulla e Dervish Aliut në afërsi të fshatit Dukat

Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të Vlorës Vullnet Sinaj

👉Kulla e Dervish Aliut në afërsi të fshatit Dukat është një kompleks ndërtimor me vlera historike, i shpallur monument kulture në vitin 1979.

Ky kompleks u ndërtua në fillim të shek. XIX nga Dervish Aliu, personazh i njohur si organizator kundër reformave të Tanzimatit. Banesa u ndërtua në tokën e tij nga mjeshtra të ardhur nga Janina. 🏰

Ajo përfaqëson një banesë të tipit kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në Shqipërinë e jugut.

Vihet re që në pjesën e ngritur të truallit ka frëngji për të kontrolluar gjithë territorin përreth. Kjo e bën kullën një lloj fortese të mirëmbrojtur dhe një objekt interesant për t’u parë nga afër.

Ditë të mbarë! ☀️

Share: