Nga Luan Kurti
Ne fillim delir, ekstaze per Florianin! Pas ndeshjes dhe pse u kurorezua fitues, pasi nuk u permbushen pritshmerite (per nje fitore bindèse, me nokdaun!!!) nga bedenat e patriotizmit te rrejtshem, vershuan lumenjte e vrerit.
Jo vetem nga njerezit e zakonshem, por edhe nga specialiste, analiste etj… Floriani nga hero u kthye ne viktime, ne nje ” kuroreshkeles” ku gjithsecili mund te shtinte me gure!
Ky lloj makabriteti te ngjall krupen. Floriani nuk eshte Mesia, por nje njeri i thjeshte, nje sportist me arritje te lavderueshme ne disa disiplina, fale nje vullneti te hekurt.
Qe ka pasur jo pak arritje ne karriere, qe ne Greqi dhe ne vijimesi, dhe ne çdo rast mbi supe ka mbajtur flamurin shqiptar, ka folur me krenari per origjinen e tij. Ky eshte i vetmi ” mekat” i Florianit.
Po te kishte zgjedhur tjeter kombesi, tjeter flamur, nuk do gjendej ne kete derexhe. Te them te drejten ne raundet e para duke e pare te çoroditur nga sulmet brutale te kundershtarit, pata frkike se do ta humbiste meçin. Por ai me forcen e karakterit dhe shpirt te paepur (per te mos u ulur koken shqipeve ne token e tyre) ja doli te triumfonte.
Perpos ndonje avantazhi teknik te albitrimit, siç theksohet, gje qe ndodh edhe ne nivelet me te larta te ketij sporti dhe jo vetem, qe bindes, shperthyes dhe i fresket dhe ne raundin e fundit. U shpall fitues me gjerdanin perkates dhe me Flamurin me shqiponje!
Por shume bashkatdhetare, Ponc Pilater ashtu si Jezusin, e kryqezuan me pas, dhe mbi krye i vune kuroren me gjemba! Kjo nuk duhej te ndodhte, kjo ishte e tepert! Fali Florian se kaq dine!
Ti ndoshta nuk je me i forti ne boks, por je me i miri sepse ke gjak shqiptari, ke atdhedashuri si pak te tjere. Ti ke ende rruge te gjate perpara dhe jam i bindur se do ja dalesh.
Ti je Kampioni per te cilin kemi nevoje sot si per driten e diellit, ne keto kohe perversitetesh, antivlerash, Kampioni qe frymezon! Lart e me lart Florian!