Nga Mevi Rafuna
Në terrin që po mbretëron në Utopinë e Albin Kurtit, pasi që erdhi energjia elektrike hapa Facebook-un, për të lexuar çfarë ka ndodhur gjatë ditës.
Lajmi që kishte pushtuar mediat ishte se “Një e mitur 11-vjeçare dhunohet seksualisht nga pesë persona të gjinisë mashkullore.”
U rrënqetha, e pyeta veten se ku gjendemi, jemi në luftë, në Afghanistan apo në Kosovën tonë të lirë e demokratike.
Çfarë Njeriu është krijuar në Kosovën e pasluftës?
Njeriu i Humbur, Shoqëri e Dështuar dhe një Shtet Jofunksional.
Një shoqëri, që ka qindra sociologë e psikologë por që na japin Këshilla vetëm pasi që ndodhin raste tragjike…
Më thoni tani, qasja e shumicës ndaj materializmit të shpifur, tendenca që gjërat të arrihen pa pikën e mundit, një pasqyrë që reflekton shumicën nga politikanët tanë dhe shoqërinë publike.
Dhunimet fillojnë që në familje.
Dhuna verbale,dhuna psiqike që përfundon me terrorin e dhunës fizike dhe dhunës seksuale.
Pra, këtu problemi është më i thellë.
Familja tradicionale shqiptare në Kosovën e tranzicionit nuk ekziston.
Gjithçka është dukje formale, breda familjeve tona ka probleme të thella që shfaqin natyrën tonë shoqërore.
Me njerën anë mospërputhje e gjeneratave,koncepteve, mendimeve dhe stilin e jetës.
Në patriarkalizmin tonë primitiv provincial është krijuar modeli i mashullit Bishë.
Shtoja kësaj dozën e islamit politik.
Prej pasluftës jemi dëshmitar të një fenomeni të çuditshëm: Xhamija dhe Motele në çdo cep të rrugës.
Tani ka shumë që pasi ta lexojnë këtë shkrim të më quajnë “përçarëse” “islamofobe” dhe lloj lloj etiketimi të ndyrë.
Por këtu askush nuk flet që falë imamëve të shpërftyruar që lejojnë Martesën me vajza 6 vjeçe, që lejonë martesën me vajzën e agjës, e vajzën e tezës ne jemi duke shkuar drejt një Kataklizme Morale.
Mbi 800 milion euro të organizatave terroriste janë investuar në Kosovë në imamë,xhamija,biznes, media dhe prostitucion.
Tani këtu është krijuar një luftë psikologjike dhe fizike:
Në shkatërrimin e familjes shqiptare.
Shkatërrimin dhe degjenerimin e Rinisë.
Shkatërrimin e Shtetit të Kosovës si Shtet Laik dhe Demokratik.
E shumica nga kasta politike flitruan me këtë grupe. Saqë tani i kemi në çdo institucion.
Veçanërisht VV e Albin Kurtit!
Një pyetje për institucionet e Kosovës që i paskan arrestuar dbunuesit a guxoni t’i arrestoni Nxitësit e Dhunës nëpër xhamija në krye me BIK-un?
A guxoni ta parandaloni Kataklizmën shoqërore e kombëtare frytet e të cilës po i vjelim?
Me një shtet normal Albulena Haxhiu do ishte dashur të jepte dje dorëheqje nga posti i Ministres së Drejtësisë.
Por në asnjë shtet normal nuk është në postin e Ministres së Drejtësisë një femër me akuzë për sulm terrorist ndaj Institucioneve të shtetit.
Ku i kemi femrat në politikë që nuk bëjnë asgjë, i kanë kthyer zyret në sallone ondulimi.
Tmerr, Turp,Tragjedi!