Home KRYESORE U përplas për vdekje në oborrin e shtëpisë, babai: Vajzën e zuri...

U përplas për vdekje në oborrin e shtëpisë, babai: Vajzën e zuri porta poshtë

Detaje prekëse ka rrëfyer babai i 25-vjeçares, Marjana Sahitaj, e cila u aksidentua sot për vdekje në oborrin e shtëpisë,  nga një automjet i drejtuar nga një shofer i cili rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Babai tregon se porta e kishte zënë sipër vajzën e re, ndërsa shton se me djemtë e tij e kanë transportuar në spital, por e reja nuk arriti të shpëtonte.

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, mësohet të ketë thënë babai i vazjës”, shkruan abc news.

Ndër të tjera ai thotë se Marjana sapo ishte martuar dhe se në datën 11 shtator do të udhëtonte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.

“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai./Opinion.al

Share: